Kader Kicaj është eliminuar në spektaklin e së hënës nga Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja nga Prizreni ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.


Ajo ka qenë më e qetë brenda, ndonëse ka dhuruar momente të bukura në shtëpi.

IMG 6459 Foto: Screenshot/Instagram

Në ndërkohë, kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të këtij reality shou.

Finalja e madhe do të mbahet të premten e ardhshme (2 shkurt).

IMG 6454 Foto: Screenshot/Instagram

Pritet të shihet se kush do ta rrëmbejë çmimin dhe se si do të vazhdojë kjo garë deri në fund.

Fitues i edicionit të kaluar vlen të ceket se ka qenë Arkimed Lushaj - Stresi. /Telegrafi/