Vendimi për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë, kishte sjell përplasje dhe paqartësi ndërmjet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministrisë së Financave (MF).
Ngritja e vlerës së tatimit në pronë ishte bërë në muajin janar dhe me këtë qytetarët nga i gjithë vendi patën reaguar, duke mos u pajtuar me këtë vendim.
Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi në një përgjigje për Telegrafin tha se kjo paqartësi është krijuar nga MF-ja, duke shtuar se tashmë qytetarët nuk po shprehin gatishmëri për ta paguar këtë tatim.
“Kemi të dhëna nga zyrtarët financiar të komunave se qytetarët nuk po shprehin gatishmëri dhe vullnet për ta paguar tatimin në pronë. Ka një paqartësi nga Ministria e Financave, e cila duhet të del me një sqarim. Pasi që në fillim është thënë se do t’iu paguhen nga 100 euro ose do të ndryshohet vendimi, por deri më tani është çdo gjë e paqartë”, tha Ibrahimi.
Ministri i Financave, Hekuran Murati kishte propozuar që secilit tatimpagues në vend t’iu falen 100 eurot e para të tatimit të tyre në pronë.
Ndërkaq, AKK-ja ka kërkuar nga MF-ja që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022.
Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe KMDLNJ duke thënë se me anë të kësaj rritje po plaçkiten qytetarët.
“Ministria që drejtohet nga Hekuran Murati tërë përgjegjësinë për këtë rritje – plaçkitje përmes tatimit në pronë e adresoi te komunat duke deklaruar se këto mjete shkojnë në buxhetin e komunave në kohën kur komunat po arsyetohen se ministria përkatëse ka përgjegjësi dhe se komunat nuk kanë as mundësi e as përgjegjësi ligjore të ndërhyjnë në vendimet e ministrisë. Realisht, qytetarët e Kosovës që pamëshirshëm po plaçkiten, qoftë nga një vendim diskriminues i ministrisë, qoftë nga mungesa e kompetencave të komunave të ndërhyjnë në caktimin e shumës së tatimit në pronë, janë të pafuqishëm të mbrojnë buxhetin familjar dhe biznesor”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit