Ylli i “Mad Max”, Vincent Gil, ka vdekur në moshën 83 vjeçare. Aktori australian ishte më i njohur për rolin e tij si Nightrider në filmin e vitit 1979.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë në Facebook bashkaktori, Paul Johnstone, i cili luajti Cundalinin. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.


Duke ndarë një fotografi të fundit të tyre, Johnstone shkroi: “Fatkeqësisht, është e vërtetë... Vince Gil na ka lënë. Ai ka qenë shumë i dobët për disa kohë dhe fatmirësisht nuk duhet të frenohet më nga vdekshmëria e tij”.

https://twitter.com/madmaxbible/status/1561283729460547584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1561283729460547584%7Ctwgr%5E592d8a78d87c99435ca5767a28ef8f6982ae7656%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fmagazin%2Ffilm-tv%2Fpreminuo-australski-glumac-vincent-gil-zvijezda-filma-mad-max%2F220822078

I lindur në Sydney në vitin 1939, Gil mori rolin e tij të parë në vitin 1966 dhe punoi deri në televizionin dhe filmin australian, me role në seriale, si “Neighbors” e “Matlock Police”.

Ai luajti së bashku me Mel Gibson në “Mad Max”, si Craword Montazano i njohur si Nightrider, i cili ishte anëtar i bandës së motorëve të Toecutter (Hugh Keays-Byrne). /Telegrafi/