LAJMI I FUNDIT:

Ka luajtur 70 ndeshje në 11 muaj, Pedri tregon nëse është i lodhur

Ka luajtur 70 ndeshje në 11 muaj, Pedri tregon nëse është i lodhur

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri është përgjigjur duke thënë se nuk është i lodhur edhe pse ka luajtur 70 ndeshje të jashtëzakonshme në 11 muaj.

Shumë tifozë u shprehën të shqetësuar për 18-vjeçarin pasi fotografitë treguan se ai dukej i lodhur mendërisht dhe fizikisht pas një periudhe të gjatë futbolli pa ndërprerje.

Në të gjitha garat gjatë sezonit 2020/21, Pedri luajti 52 herë për Barcelonën, 40 prej të cilave ishin si titullar.


Ai pastaj shkoi direkt në Euro 2020, ku luajti në të gjashtë ndeshjet e Spanjës dhe humbi vetëm një minutë veprim kundër Zvicrës kur u zëvendësua para penalltive.

Zyrtare: UEFA publikon formacionin me lojtarët që shkëlqyen në Euro 2020
Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA publikon formacionin me lojtarët që shkëlqyen në Euro 2020

Por, pasi Spanja humbi nga Italia në gjysmëfinale, Pedri ka vazhduar të luajë për ‘La Roja’ këtë verë në Lojërat Olimpike të Tokios së bashku me të tjerët si Dani Olmo, Eric Garcia, Pau Torres, Unai Simon dhe Mikel Oyarzabal.

Ish-talenti i Las Palmas meriton më shumë se kushdo një kohë relaksimi, por vetë lojtari nuk po ndihet i lodhur për momentin.

“Nuk jam i lodhur. Unë gjithmonë përpiqem të pushoj, nuk është e vështirë për mua të fle pak dhe kjo më ndihmon shumë”, ka thënë Pedri për Catalunya Radio.

Pedri kishte vetëm nëntë ditë midis gjysmëfinales së Spanjës në Euro 2020 me Italinë dhe ndeshjes së parë me ekipin në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ai luajti 90 minuta në dy ndeshjet e para të grupeve të Spanjës, para se të qëndronte 73 minuta në barazimin 1-1 me Argjentinën të mërkurën – takim i cili ishte i 68-ti i sezonit për të.

Spanja luan me Bregun e Fildishtë në çerekfinale dhe mund të jetë akoma në Tokio deri më 7 gusht nëse shkojnë deri në finale.

Nga Pedri te Chiesa dhe Schick, kush janë 15 lojtarët që iu rrit vlera më shumë gjatë Euro 2020?
Lexo po ashtu Nga Pedri te Chiesa dhe Schick, kush janë 15 lojtarët që iu rrit vlera më shumë gjatë Euro 2020?

Sezoni i Barcelonës në La Liga fillon vetëm një javë më vonë dhe megjithëse ai ka një pushim, lojtari më i mirë i ri i Euro 2020 është i lumtur të ecë me rrjedhën.

“Po përpiqem të kënaqem dhe këmbët e mia janë mjaft mirë. Pushime? Do të bëj atë që më thotë Barça”, përfundoi talenti spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori