“Objekte të paidentifikuara” kanë rënë mbi Rusi ditët e fundit – disa në mënyrë të rrezikshme afër kryeqytetit Moskë dhe vendlindjes së presidentit Vladimir Putin.
Zyrtarët dhe mediat ruse, duke përdorur këtë term – “objekte të huaja të paidentifikuara” – duken të shqetësuar dhe po akuzojnë Ukrainën për sulme me dron, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Ukraina mohoi të mërkurën se kishte shënjestruar Rusinë, duke sugjeruar përpjekje për sulme të brendshme – të cilat Moska nuk i pranoi.
Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter se një ndjenjë “paniku dhe kolapsi” po rritej në Rusi, “e manifestuar nga sulmet në rritje të brendshme të objekteve të paidentifikuara fluturuese në vendet e infrastrukturës”.
Gjatë gjithë luftës, udhëheqësit ukrainas dhe drejtuesit e lartë kanë refuzuar në mënyrë rutinore çdo përgjegjësi për sulmet në tokën ruse – dhe shpesh përdorin tallje me ushtarakët e çorganizuar rusë.
Ndërsa një ekspert ushtarak ukrainas tha se edhe pse Kievi mund dhe duhet të sulmojë territorin e Rusisë, ai nuk dëshiron të zbulojë detaje të operacioneve të tij atje.
“Na lejohet të kryejmë sulme ndaj kombit agresor në parim, por ne i përmbahemi rregullit që nëse dhe kur ndodh, [sulmet] duhet të synojnë fillimisht vendet ushtarake”, ka thënë gjenerallejtënant Ihor Romanenko, ish-zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të Ukrainës për Al Jazeera.
Në këtë drejtim, analistët kanë thënë se Kievi po përgatitet të nisë më shumë sulme me flotën e tij në rritje të fluturakeve pa pilot të prodhuar në vend – dhe figurat kryesore pro-Kremlinit janë të shqetësuar.
Çfarë ka ndodhur deri tani?
Më 26 shkurt, dy shpërthime tronditën një aeroport në Bjellorusi duke dëmtuar një nga armët më të çmuara ruse – një nga vetëm nëntë aeroplanët A-50 që mund të identifikojnë vendndodhjet e njësive të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Dhe përgjegjësinë e morën “luftëtarët guerilë” bjellorusë.
Të hënën mbrëma, të paktën katër dronë nuk arritën të arrinin një termocentral në qytetin perëndimor rus të Belgorod, që ndodhet më pak se 40 km (25 milje) nga kufiri.
Veç këtyre, të martën, një “objekt fluturues i paidentifikuar” u vu re mbi Shën Petersburg, ku lindi Putin.
Hapësira ajrore mbi qytetin e dytë më të madh të Rusisë, që shtrihet pothuajse 1,500 km (930 milje) në veri të Ukrainës, u mbyll për pak kohë dhe aeroplanët luftarakë u ngritën si pjesë stërvitjeje.
Megjithatë, më herët, kur u pyet për incidentin e Shën Petersburgut, Kremlini kishte thënë pak, vetëm se Putini ishte në dijeni të ngjarjeve.
Në të njëjtën ditë, të paktën një dron që mbante eksploziv ra rreth 100 km (60 milje) në juglindje të Moskës, por nuk shkaktoi dëme, sipas guvernatorit rajonal Andrey Vorobyev.
Disa orë më parë, “objekte fluturuese të paidentifikuara” thuhet se u rrëzuan pranë një rafinerie nafte dhe një ferme në Rusinë jugperëndimore, më shumë se 800 km (500 m) nga instalimet më të afërta ushtarake të Ukrainës në Odesa.
Pas dy shpërthimeve që thuhet se dëgjuan vendasit, rafineria – e vetmja në bregun e Detit të Zi të Rusisë – ishte në flakë, por u shua shpejt.
Gjithashtu të martën, një tjetër “fluturake pa pilot e forcave ukrainase” u rrëzua mbi rajonin e afërt të Bryansk, thanë zyrtarët lokalë.
Ndërkohë të mërkurën, Rusia tha se mbrojtja e saj ajrore zmbrapsi një sulm me dron në Krimenë e pushtuar, për të cilin fajësohej Ukraina; Moska ka akuzuar prej kohësh Kievin për përdorimin e armëve për të goditur gadishullin e aneksuar.
Sulmet e kësaj jave janë “më shumë një paralajmërim dhe një provë e asaj që dronët [të prodhuar në Ukrainë] janë në gjendje të bëjnë… Një sinjal për Rusinë – të mos katalizojë sulmet me raketa” në Ukrainë, ka thënë për Al Jazeera analisti me bazë në Kiev, Aleksey Kushch. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja