Juventusi është duke kërkuar që t’i largojë nga skuadra Patrice Evran dhe Hernanesin.

Evra lidhet tash e një kohë me një kalim të tij në Angli dhe ka kohë që nuk është tubuar në ndeshjet e Juventusit.


Por edhe braziliani Heranes është kësaj rruge.

‘Zonja e Vjetër’ po kërkon ta dërgojë në huazim te Genoa lojtarin.

Tashmë pritet që lojtari ta pranojë largimin drejt Genoas. /Telegrafi/

telegrafi sport app