Juventusi ofron Ramseyn për Bellerinin

Juventus thuhet se i ka ofruar Arsenalit një marrëveshje shkëmbimi ndërmjet Aaron Ramsey dhe Hector Bellerin.
Gazeta spanjolle Sport raporton se Bianconertë janë të gatshëm që ta kthejnë mesfushorin në Emirates për shërbimet e mbrojtësit të djathtë.
Uellsiani u transferua te Zonja e Vjetër si transfer i lirë para dy vitesh, mirëpo sezonet e tij në Allianz Stadium nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

30-vjeçari i kishte kaluar 11 vite te Topçinjtë para se të largohet si lojtar i lirë në vitin 2019.
Në anën tjetër, 26-vjeçari Bellerin kërkohet edhe nga Paris Saint-Germaini, Atletico Madridi dhe Villarreali, ndërsa ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































