Juventusi është duke shpresuar që Zinedine Zidane të vijë si trajner në sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës franceze El Pais, trajneri i njohur francez që bëri emër si futbollist pikërisht te Juve mund të rikthehet në Itali.


Massimiliano Allegri është në krye të skuadrës për katër sezone, ky i pesti, por që i ka fituar vetëm tituj në Serie A, ndërsa në Evropë edhe pse ka arritur dy finale, i ka humbur të dyja.

GettyImages 963094724 Zinedine Zidane kur ishte te Real Madridi (Getty Images)

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë ai mund të largohet në fund të sezonit.

Klubi ndërron që ta ketë në bankë një trajner si Zidane, i cili është larguar nga Real Madridi në këtë verë.

GettyImages 962419400 Zidane, tri herë fitues i Ligës së Kampionëve (Getty Images)

Francezi është pa punë dhe ka qenë i lidhur edhe me Manchester Unitedin si zëvendësues i Jose Mourinhos.

Zidane ka luajtur te Juventusi në vitet 1996 deri më 2001. /Telegrafi/

telegrafi sport app