Paulo Dybala ka pësuar një lëndim në ndeshje ndaj Pescaras.

Juventusi ka fituar si mysafirë i Pescaras me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 32 të Serie A.


Megjithatë, kjo fitore ka edhe shijen e hidhur pasi kanë humbur yllin kryesor të skuadrës, Dybalan.

Sulmuesi argjentinas ka pësuar një lëndim i cili e ka detyruar ta lëshoj fushën në minutën e 54 të ndeshjes duke u zëvendësuar me Stafano Sturaron, përcjell Telegrafi.

paulo dybala

Ende nuk kanë dalë rezultat e para të lëndimit të argjentinasit, por me shumë mundësi do të humb ndeshjen kthyese në mesjavë në Camp Nou.

Vlen të theksohet se Dybala ishte më meritori në fitoren 3-0 në ndeshjen e parë, pasi realizoi dy gola. /Telegrafi/

https://twitter.com/SivanJohn_/status/853267019742846976

telegrafi sport app