LAJMI I FUNDIT:

Juventusi në bisedime të avancuara për Moise Kean

Juventusi në bisedime të avancuara për Moise Kean

Juventusi thuhet se është në bisedime të avancuara me Evertonin për kthimin e sulmuesit Moise Kean në Allianz Stadium.

Ish-sulmuesi i Bianconerëve është lidhur me një rikthim në Torino që kur u bashkua me Evertonin në vitin 2019 dhe 21-vjeçari është shfaqur si një objektiv konkret për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Reprezentuesi portugez ka zbrazur dollapin e tij në qendrën stërvitore Continassa dhe raportet thonë se ai është i vendosur për një rikthim në Ligën Premier me Manchester Cityn si favorit.


Mino Raiola në zyrat e Juventusit, flitet për rikthimin e Moise Kean në Torino
Lexo po ashtu Mino Raiola në zyrat e Juventusit, flitet për rikthimin e Moise Kean në Torino

Sipas SportItalia, agjenti i Kean, Mino Raiola ka folur dje (e enjte) me Juventusin për një kthim të mundshëm dhe Evertoni ka dhënë dritën jeshile për një huazim me pagesë.

Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol raporton se të dyja palët janë në bisedime të avancuara dhe raportet e mëparshme sugjerojnë që të dy klubet po diskutojnë kushtet e marrëveshjes.

Kean mund të kthehet në huazim me një mundësi blerjeje, me kushte të lidhura me paraqitjet e sulmuesit italian që mund ta bëjnë kthimin një detyrim.

Sulmuesi i cili ki luajtur nëntë herë për Italinë, luajti 41 ndeshje konkurruese me Paris Saint-Germain sezonin e kaluar, duke kontribuar me 17 gola dhe një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori