Juventusi e do me çdo kusht yllin e Manchester United, Paul Pogba, pasi edhe vet lojtari e do kthimin në Torino.

Bianconerët mund ta përdorin një nga dy yjet e saj për arritjen e marrëveshjes, shkruan Tuttosport.


Sipas këtij raportimi, Bianconerët janë të interesuar që ta fusin në marrëveshjen njërin mes Adrien Rabiot ose Paulo Dybala për të arritur te Pogba.

pogba 3

Manchester United ka nevojë për të dy profilet e ofruar, si mesfushor ashtu edhe sulmues.

Rabiot u bashkua verë e shkuar me klubin nga Torino me kosto zero, por ka pasur vështirësi në fillim, duke luajtur vetëm në 14 ndeshje nën drejtimin e Maurizio Sarrit në total 891 minuta.

rabiot 1 e1577357644771

Dybala në anën tjetër po zhvillon një sezon të mirë, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë tetë asistime në 24 ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app