Juventusi me dy mungesa ndaj Villarrealit, Tudor konfirmon listën e skuadrës

Juventusi do të udhëtojë drejt Spanjës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit pa dy nga lojtarët e tij kryesorë, Gleison Bremer dhe Khephren Thuram, të cilët janë të dëmtuar.
Të dy futbollistët u detyruan të zëvendësohen në pjesën e dytë të ndeshjes së Serie A ndaj Atalantës të shtunën.
Thuram u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës të martën në mëngjes, ndërsa Bremer punoi normalisht me grupin, duke lënë të kuptohej se mund të ishte i gatshëm.

Megjithatë, as mbrojtësi brazilian dhe as mesfushori francez nuk janë përfshirë në listën e udhëtimit për ndeshjen e së mërkurës.
Në anën tjetër, Francisco Conceiçao është rikuperuar nga një dëmtim i lehtë dhe do të jetë në dispozicion, pasi mungoi në barazimin 1-1 ndaj Atalantës fundjavën e kaluar. Po ashtu edhe Edon Zhegrova është ftuar për këtë takim.
Trajneri Igor Tudor do të japë detajet e fundit mbi gjendjen e ekipit në konferencën për shtyp gjatë ditës.
I convocati per la prima gara in trasferta di #UCL della stagione 🏆 pic.twitter.com/D23lqDBHv7
— JuventusFC (@juventusfc) September 30, 2025
Juventusi udhëton drejt Villarrealit pas tre barazimeve radhazi kundër Hellas Verona, Borussia Dortmund dhe Atalantës, duke kërkuar fitoren e parë pas një serie rezultatesh të vakëta. /Telegrafi/



































