Me rezultat 2-0, Juventusi e ka mposhtur Chievon para tifozëve në Torino, në ndeshjen e javës së 31-të në Serie A. Bianconerët e nisën sfidën si favoritë absolutë dhe ashtu doli në fund, ata dolën triumfues.

Në gjysmën e parë u shënua vetëm një gol. Paulo Dybala sulmoi nga e djathta dhe dërgoi një pasim drejt Gonzalo Higuainit në zonë, i cli e dërgoi në rrjetë (23’).


DybalaGonzalo (Getty Images)

Sulmuesi argjentinas e gjeti portën edhe në gjysmën e dytë. Stephan Lichtsteiner dërgoi një pasim të mirë në zonë, Higuain krijoi hapësirën e nevojshme dhe e dyfishoi avantazhin (84’).

Pas kësaj fitoreje, Juventusi numëron 77 pikë, nëntë më shumë se Roma që këtë javë luan kundër Bolognas.

Në xhiron e ardhshme, bardhezinjtë janë mysafirë të Pescaras, por fillimisht ata duhet të mendojnë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5hmbtn_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5hmgnj_gonzalo-higuain-goal-hd-juventus-2-0-chievo-08-04-2017_sport

telegrafi sport app