Juventusi e dëshiron transferimin e përhershëm të McKennie

Juvetusi është shumë i lumtur me cilësitë që ka shfaqur deri më tani Weston McKennie.
Zonja e Vjetër e ka në huazim lojtarin amerikan nga Schalke deri në fund të këtij edicioni.
Por, sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, kampioni nga Serie A dëshiron të mbyllë transferimin e McKenniet.
Skuadra gjermane nuk do të heq dorë edhe aq lehtë nga amerikani, e që do të kërkojë një shumë të lartë.
Sipas Romanos, Boankonerët janë të gatshëm që të paguajnë19 milionë euro për transferimin e McKenniet.
Amerikani është duke u rritur në formë nga ndeshja në ndeshjes, e natyrisht se Juventusi dëshiron të nxitohet për t'i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































