Juventusi dhe Udinese kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Udineses në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Allianz Stadium” me fillim nga ora 20:45.


Ekipi i Massimiano Allegrit vjen në këtë ndeshje me formë të lartë në kampionat, ku nga shtatë ndeshje ka pesë fitore dhe dy barazime, teksa synon të marrë tri pikët e radhës.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë jo të mirë në ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur të merrnin së paku një barazim nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër disa mungesave.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, Pellegrini; Bentancur, Arthur, McKennie; Dybala, Kulusevski; KeanUdinese: Padelli; Perez, Nuytinck, Zeegelaar; Soppy, Arslan, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Beto/Telegrafi/ 

telegrafi sport app