Juventusi ka arritur të fitojë trilerin ndaj Napolit me rezultat 4-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Derbi javës së dytë në kampionatin italian u karakterizua me lojë të fortë, emocione, gola, rikthime, por me Bianconerët që iu gëzuan në fund fitores.


Golat u shënuan nga Danilo (16'), Gonzalo Higuain(19'), Cristiano Ronaldo (62') dhe Kalidou Koulibaly (OG, 90+) për vendasit, ndërsa për Napolin shënuan Kostas Manolas (66'), Hirving Lozano (68') dhe Giovanni Di Lorenzo (81').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi i vendasve, Danilo, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësi e mysafirëve, Faouzi Ghoulam që u notua me 5.5.

Juventus:

notat juve e1567285296137

Napoli:

notat juve 1 e1567285608311

/Telegrafi/

telegrafi sport app