Federico Chiesa është njëri nga futbollistët më premtues në Serie A.

Mesfushori italian vitin e kaluar bëri debutimin me skuadrën e parë të Fiorentinës duke bërë paraqitje fantastike.


Ndërkohë këtë edicion, Chiesa është lider i skuadrës vjollcë dhe ka shkëlqyer në ndeshjet e zhvilluara në kampionat.

Chiesa ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asistime për Fiorentinën.

GettyImages 884779834

Kjo ka bërë që kampioni aktual i Italisë, Juventus të bëjë gati një ofertë për transferimin e tij në Torino.

Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ ka bërë gati një ofertë prej 40 milionë euro për transferimin e Chiesas.

Gjithsesi transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi në garë për të mbetën edhe skuadrat tjera të mëdha italiane si Roma, Napoli dhe Inter.

20-vjeçari po kërkohet edhe nga gjiganti francez Paris Saint Germain si dhe skuadrat londineze Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Anësori shtatshkurtër ka kontratë me Fiorentinën deri në qershorin e vitit 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app