Juve akoma ka gjasa për De Ligt

283:"LONDON, ENGLAND - APRIL 29: Matthijs de Ligt of Ajax in action during a training session ahead of their UEFA Champions League Semi Final first leg match against Tottenham Hotspur at Tottenham Hotspur Stadium on April 29, 2019 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images) 12:"Getty Images
Mino Raiola dëshiron që Matthijs de Ligt t'i bashkohet Bayern Munichut, Manchester Unitedit ose Juventusit dhe jo Barcelonës.
Sipas Mundo Deportivo, katalunasit mbesin favoritë për nënshkrimin e mbrojtësit të Ajaxit, ndërsa ka kohë që i kanë siguruar shërbimet e bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jong.

Megjithatë, agjenti i lojtarit do të dëshironte që ai të nënshkruante për një klub tjetër, njëri prej të cilëve është Juventusi.
Këto thashetheme vijnë pas deklaratave të 19-vjeçarit se akoma nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen.
Në ndërkohë, De Ligt do ta vazhdojë sezonin e mrekullueshëm të Ajaxit me ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































