LAJMI I FUNDIT:

Justin Trudeau thotë se ndalimi i TikTok-ut, atij i solli përfitime shtesë – fëmijët e tij u larguan nga platforma

Justin Trudeau thotë se ndalimi i TikTok-ut, atij i solli përfitime shtesë – fëmijët e tij u larguan nga platforma

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, të premten deklaroi se ai ishte i lumtur me ndalimin e fundit të përdorimit të TikTok, aplikacionit të rrjeteve sociale në pajisjet e lëshuara nga qeveria pasi kjo nënkuptonte se fëmijët e tij nuk mund të hynin më në platformë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët në Otavë me presidentin amerikan Joe Biden, Trudeau tha: “Shqetësimet tona rreth TikTok kanë të bëjnë me sigurinë dhe qasjen në informacion të cilën mund ta ketë qeveria kineze në telefonat e lëshuara nga qeveria”.

“Është një përfitimin shtesë personal pasi që fëmijët e mi nuk mund ta përdorin më TikTok-un”, shtoi ai ndër të tjera, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


Trudeau, 51 vjeçar, ka 3 fëmijë, 2 prej të cilëve janë adoleshentë. Qeveria e tij njoftoi ndalimin e përdorimit muajin e kaluar, duke thënë se platforma ka një rrezik të “papranueshëm” ndaj privatësisë dhe sigurisë.

“Padyshim që jam i shqetësuar për privatësinë dhe sigurinë e tyre, prandaj më vjen mirë që në telefonat e tyre që u lëshuan nga qeveria, ata nuk kanë më qasje në TikTok”, deklaroi Trudeau.

“Ky ishte një zhgënjim i madh për ta”, tha Justin, duke shtuar se ata ja parashtruan këtë pyetje: “Vërtet kjo vlen edhe për ne, babi?”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori