Shumë mediume në Itali shkruajnë se Justin Kluivert ka fluturuar në Romë për testet mjekësore.

Besohet se do të paguhen rreth 20 milionë euro, plus edhe bonuset plus edhe nëntë për qind e transferimit të ardhshëm.


20-vjeçari besohet se do të niset për në Romë këtë mbrëmje dhe do t’i kryej testet mjekësore në klinikën Villa Stuart të martën.

GettyImages 908423112 Justin Kluivert i Ajax (Getty Images)

Kluivert, është djali i ish-sulmuesit të Milanit dhe Holandës, Patrick.

Ai  do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me pagë afërsisht 2 milionë euro për sezon.

GettyImages 908423152 Kluivert (Getty Images)

Përfundimin e marrëveshjes e kanë raportuar Sky Sport Italia, Mediaset Premium, La Gazzetta dello Sport dhe më shumë të tjera.

Kluivert ka qenë i kërkuar edhe nga klube të tjera, sidomos në Angli dhe Spanjë. /Telegrafi/

telegrafi sport app