LAJMI I FUNDIT:

Jozefina Topalli e përlotur flet para demokratëve: Jam këtu se nuk kam ndërmend të qëndroj anash

Jozefina Topalli e përlotur flet para demokratëve: Jam këtu se nuk kam ndërmend të qëndroj anash

Ish-kryetparlamentarja, Jozefina Topalli e rikthyer në Partinë Demokratike (PD), e përlotur e filloi fjalimin e saj në foltoren e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ajo gjatë fjalimit të saj të gjatë tha se ka pasur gjithmonë një bindje se ”nuk mund të ndryshosh situatat kur ti refuzon të përballësh me ta”.

Topalli tutje shtoi se politika shkatërrohet me politikën pa principe, me qejfet pa ndërgjegje, me pasurit që nuk janë fryt i punës, me dijen kur vjen pa karakter dhe me marrëveshjet kur bëhen pa moral.


“Çdo vuajtje dhe mësim që merr ka farën e vet. Kam pasur gjithmonë një bindje, nuk mund të ndryshosh situatat kur ti refuzon të përballësh me ta. Unë nuk kam ikur nga PD-ja, demokratët kanë ikur…Politika shkatërrohet me politikën pa principe, me qejfet pa ndërgjegje, me pasurit që nuk janë fryt i punës, me dijen kur vjen pa karakter, me marrëveshjet kur bëhen pa moral… Kur dola nga shtëpia për një moment mendoja sikur një Kuvend tjetër më parë të kisha dalë dhe të kisha thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve. Ju sot më latë pa fjalë, ju jam shumë mirënjohëse”, ka thënë Topalli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori