LAJMI I FUNDIT:

Joshua thumbon Ruiz Jr para revanshit: Më mposhti me një goditje me fat

Joshua thumbon Ruiz Jr para revanshit: Më mposhti me një goditje me fat

Anthony Joshua ka bërë një pretendim tronditës se Andy Ruiz Jr e mundi atë vetëm pasi lëshoi një “goditje me fat”.

Superylli britanik, 29 vjeç, u rrëzua katër herë nga Ruiz në përballjen e tyre të 1 qershorit në Madison Square Garden të New Yorkut.

Por, ‘AJ’ është i bindur se 29-vjeçari meksikano-amerikan i dha humbjen e tij të parë profesionale vetëm për shkak të fatit të pastër që pati.


Anthony Joshua dhe Andy Ruiz do të përballen në Arabinë Saudite më 7 dhjetor
Lexo po ashtu Anthony Joshua dhe Andy Ruiz do të përballen në Arabinë Saudite më 7 dhjetor

“Me një grusht me fat. Me një grusht të dërguar nga zoti”, ka thënë fillimisht Joshua ai për Sky Sports.

“Unë nuk e di se çfarë tronditje ishte, por me siguri, pas meçit nuk e dija se çfarë raundi u ndërpre ndeshja”.

Momenti i goditjes së Ruiz Jr (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Kështu që unë thjesht jam tronditur nga goditja e Ruiz Jr edhe katër raunde të tjera isha jashtë”.

“Përfundova duke u kapur me një goditje të majtë në majë të kokës. Ai nuk është aq i shkathët, por është një luftëtar i mirë”, përfundoi boksieri britanik.

Joshua i rrëzuar në tokë (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Sjellja e Joshuas ka ardhur në qendër të vëmendjes pasi ai e quajti legjendën e boksit Lennox Lewis një “palaço”.

Andy Ruiz Jr flet për rimeçin me Anthony Joshuan: Nuk do të jetë në Arabinë Saudite, por në SHBA
Lexo po ashtu Andy Ruiz Jr flet për rimeçin me Anthony Joshuan: Nuk do të jetë në Arabinë Saudite, por në SHBA

Ndryshe, rimeçi mes Joshuas dhe Ruiz Jr, i cili është i vendosur të mbrojë titujt e tij të WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO pritet të zhvillohet më 7 dhjetor në Diriyah, Arabia Saudite.

Por, Ruiz kohëve të fundit pretendoi në Instagram se ‘lufta’ nuk do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe është i bindur se rimeçi do të mbahet në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori