Anthony Joshua e ndien veten fitimtar ndaj Joseph Parker ende pa u luajtur ndeshja, pasi kjo ndjenjë i erdhi pas stërvitjes së tij 20 minutëshe në St David's Hall të Cardiffit.

Boksieri britanik do të ndeshet me atë nga Zelanda e Re në meçin për unifikimin e titujve në peshat e rënda në boks.


Kjo përballje llogaritet të jetë shumë e madhe pasi të dy boksierët kanë rekord të qind për qind deri më tani, njëri me 20 fitore e tjetri me 24 sosh për këtë do të jetë interesant deri në fund pasi nuk dihet fituesi.

joshua

Megjithatë, Joshua ndjehet fitimtar ende pa filluar ky meç pasi këtë ndjesi ja dhuruan mbështetësit e tij gjatë një stërvitje.

Joshua u dha mbështetësve të tij një paraqitje të shkurtër të asaj që mund të presin të shtunën dhe aty fitoi ovacione të mëdha gjatë ecjes dhe stërvitjeve në sallën e St Davidit.

joshua1

joshua2

joshua6

Kampioni i peshave të rënda u shfaq për 20 minuta në stërvitje publike, aty ku dashuria e tifozëve e bëri të ndjehet fitimtar.

joshua3

joshua4

"Nuk mund të fitosh vetëm në ring. Edhe kjo është fitore", ka shkruar Joshua në postimin e tij në profilin privat në Facebook.

joshua7

joshua9

joshua8

Ndryshe, meçi i shumëpritur mes Joshuas dhe Parkerit do të zhvillohet më datë 31 mars (e shtunë) në Principality Stadium të Cardiffit.

Fituesi do të unifikojë titujt e peshave të rënda duke mbajtur rripat IBF, WBA dhe WBO. /Telegrafi/

telegrafi sport app