Jose Mourinho është duke i prishur planet e Real Madridit për t'i fituar 20 milionë euro në verën e vitit 2022.

Kjo ka të bëjë me sulmuesin Borja Mayoral, i cili është i huazuar te Roma nga Los Blancos për dy sezone.


Sezonin e parë Mayoral ka shkëlqyer në kryeqytetin italian, por nuk mund të thuhet njësoj në këtë edicion.

24-vjeçari spanjoll nuk është zgjedhja e parë e Mourinhos për sulmin, por as e dyta.

mourinho2 scaled 1

Spanjolli ka mbetur zgjedhja e tretë dhe këtë edicion ka zhvilluar vetëm 16 minuta lojë, tetë në Serie A dhe tetë të tjera në Ligën e Konferencës.

Mediat spanjolle kanë shkruar se Mourinho po i prish planet e Realit, pasi Roma nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së lojtarit në verën e vitit 2022.

Nga ana tjetër drejtuesit e Los Blancos janë të indinjuar me mos aktivizimit e Mayoral dhe po mendojnë ta ndërpresin huazimin qysh në janar.

1005613123 scaled 1

Madrilenët duan t'i gjejnë një klub ku luan rregullisht Mayoral në mënyrë që ta shesin në verë pasi kanë nevojë që të mbledhin fonde për përforcimin e ekipit.

Fiorentina dhe Atalanta janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për sulmuesin spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app