Prishtina ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të javës së 17-të në Superligë.

Kryeqytetasit kanë mposhtur Gjilanin me rezultat të ngushtë 2-1 duke u ngritur në pozitën e dytë në tabelë.


Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka përgëzuar futbollistët për angazhimin në fushë edhe pse ishte e vështirë.

“I përgëzojë futbollistët e të dyja skuadrave për maksimumin e dhënë në një terren tejet të vështirë”.

21765825 10156488211023538 407338768234847449 o

“Të rëndësishme sot ishin tri pikët pasi na duheshin shumë për siguri dhe vazhdimësi”, deklaroi Josa pas ndeshjes.

Krejt në fund tiranasi nuk ka dashur të flasë për titullin e kampionit pasi sipas tij duhet vetëm të punojnë.

“Nuk duhet të flasim për titullin e kampionit njëherë. Neve na takon vetëm që të punojmë shumë”, u shpreh Josa.

Pas fitores ndaj Gjilanit, Prishtina është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, dy më pak se lideri Llapi. /Telegrafi/

telegrafi sport app