LAJMI I FUNDIT:

Josa: Duhet të jemi të qetë, loja zgjat 90 minuta

Josa: Duhet të jemi të qetë, loja zgjat 90 minuta

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur para ndeshjes vendimtare të sezonit kundër Dritës, e cila zhvillohet të dielën në Pejë.

Skuadra kryeqytetase duhet të fitojë me dy gola epërsi, derisa Drita shpallet kampion me fitore, barazim, por edhe me humbje me një gol disavantazh.

“Finale e kampionatit, normalisht e donim me kushte tjera, në kushte më të mira për skuadrën tonë. Drita është skuadër që në bazë të klasifikimit është e favorizuar dhe luan për tre rezultate. Kjo nuk do të thotë gjë”.


Të gjitha lajmet për PRISHTINËN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për PRISHTINËN

“Skuadra jonë, është te ne për të bërë çdo veprim mirë në mënyrë që të marrim gjërat e mira. Është e rëndësishme të kemi qetësi, sepse edhe ekipi i Dritës do që neve të na godasë, sepse e dimë që loja zgjat 90 minuta dhe nuk do të thotë që çdo gjë do të përfundoj brenda pjesës së parë siç është mentaliteti i disave”.

“Duhet të kemi parasysh po ashtu që Drita jo më kot është në krye të klasifikimit. Por, ne në pesë ndeshjet e fundit kemi treguar karakter dhe këtë karakter ia kërkoj skuadrës edhe nesër (e diel)”.

“Normalisht, karakteri duhet shfaqur në dyluftime, në mënyrën se si ne do ta fitojmë topin dhe në qetësinë se si do të përfundojmë aksionin”.

“E siç e thash më lartë, Drita nuk do të mendoj vetëm të mbrohet, por edhe do të sulmojë dhe duhet të jemi të kujdesshëm”.

“’Ora’ nuk vjen me fjalë, ‘ora’ vjen duke zbatuar detyrat në fushë dhe duke qenë më të vendosur duke i luftuar dyluftimet në mesin e fushës”, citohet të ketë thënë Josa, transmeton faqja zyrtare e klubit.

Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori