LAJMI I FUNDIT:

Jorge Messi shpreson që djali i tij të kthehet te Barcelona një ditë

Jorge Messi shpreson që djali i tij të kthehet te Barcelona një ditë

Lionel Messi dhe Barcelona do të mbeten të lidhur pazgjidhshmërisht në përjetësi, por mënyra e largimit të tij la një shije të thartë në gojë. Babai i tij, Jorge, shpreson se ajo mund të korrigjohet.

Me të mbërritur në aeroportin El Prat në Barcelonë, babai i superyllit argjentinas u pa nga shtypi dhe u pyet për Lionel dhe kohën e tij në Paris.

Videoja është postuar nga gazetari Gerard Romero, si pjesë e kanalit të tij Jijantes FC dhe tashmë është bërë virale shkaku i përmbajtjes.


Messi mposht LeBron Jamesin në listën e Forbes për sportistët më të paguar të vitit, në top 10 edhe emra si Ronaldo, Curry dhe Federer
Lexo po ashtu Messi mposht LeBron Jamesin në listën e Forbes për sportistët më të paguar të vitit, në top 10 edhe emra si Ronaldo, Curry dhe Federer

Jorge tha se djali i tij ishte i lumtur në Paris dhe dukej se mendonte se Messi nuk do të kthehej në Barcelonë me pushime.

Por, kur u pyet nëse do të kthehej në klub për të luajtur, Jorge u përgjigj me: “Le të shpresojmë”.

Nëse Barcelona dhe Messi do të ishin të gatshëm ose në gjendje të arrinin një marrëveshje, arritja e një marrëveshjeje me klubin e tij aktual Paris Saint-Germain do të ishte gjithashtu një çështje e konsiderueshme debati.

Vlen të kujtohet se Joan Laporta, presidenti aktual, është personi që mbikëqyri largimin e tij kur më parë kishte premtuar se do ta mbante Messin te Barcelona.

Megjithatë, kjo tregon se familja Messi të paktën e mban Barcelonën në zemrat e tyre dhe do të ishte e hapur ndaj idesë në njëfarë niveli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori