Joni thotë: Tash pe din (Video)

Pas debutimit me këngën “Sun m’nalin”, reperi i ri nga Prishtina, Jon Shala, para pak ditëve ka lansuar edhe projektin e dytë.
Kënga quhet “Tash pe din”, e cila është pritur mirë në rrjete sociale dhe në kanalin zyrtar të Youtube-s.
Projekti i dytë i tij, vërteton atë, se Joni do të vazhdojë të sjell projekte të reja muzikore, duke hyrë kështu fuqishëm në skenën e hip hopit kosovar.
Ai, me muzikë fillojë të merrej qysh në moshën e re, ndërsa incizimin e parë profesional e bëri në moshën 18 vjeçare.
Pas këngës së fundit, ai paralajmëron edhe projekte të reja, të cilat do të lansohen në ditët në vazhdim. Joni, ka thënë se është duke punuar edhe në një mixtape dhe një këngë tjetër, që synon t’ua bashkoj edhe videoklipin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/04/2015
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































