LAJMI I FUNDIT:

Johnson: Britania e Madhe po trajnon ushtarët ukrainas në Britani dhe Poloni  

Johnson: Britania e Madhe po trajnon ushtarët ukrainas në Britani dhe Poloni  

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka bërë të ditur se Britania e Madhe është duke trajnuar ushtrinë ukrainase për një mbrojtje më të mirë nga sulmet ruse.

Këto trajnime është duke i zhvilluar në territorin e Britanisë së Madhe dhe në Poloni, transmeton Telegrafi.

“Mund të them që aktualisht jemi duke trajnuar ukrainasit në Poloni për përdorimin e sistemit mbrojtës kundërajror – e gjatë këtij trajnimi do të mësojnë edhe shkatërrimin e mjeteve të blinduara”, ka theksuar Johnson.


Zëdhënësi i qeverisë britanike ka thënë se dhjetëra ushtarë ukrainas gjenden në Britani për shkak të këtij trajnimi. Ata gjithashtu do të mësojnë për përdorimin e mjeteve të blinduara – që u janë dhuruar në fillim të këtij muaji.

Britania e Madhe i ka dërguar Ukrainës mbi 120 mjete të ndryshme të blinduara përfshirë Mastiff që përdoret për misione vëzhgimi apo për patrullim.

E ushtarët ukrainas gjithashtu do të mësojnë të vozitin autoambulanca e njohura me emrin Samaritan, mjetet e blinduara Sultan dhe Samson që janë të dizajnuar për vëzhgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori