Jocelyn Wildenstein, është gruaja e cila u bë e njohur si 'Catwoman' në vitet '90 për shkak të paraqitjes së saj si mace.

72-vjeçarja shfaqet në botimin e fundit të revistës Paper, duke pozuar përpara kamerës me çfarë tjetër? - Një mace.


Por pavarësisht nga karakteristikat e saj të ekzagjeruara të maces, të cilat e kanë bërë atë objekte shakaje në rrjetet sociale, në lidhje me kirurgjinë plastike të tepruar, Wildenstein ende këmbëngul që ajo nuk ka shumë ndërhyrje.

Në kopertinën e revistës, Wildenstein pozon krenare në veshjet e argjendta dhe transparente, duke u paraqitur si një mbretëreshë me një kurorë në koke dhe shkop në dorë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

q1 8

Ajo pranoi në revistë se nuk ishte intervistuar për 20 vjet, sepse ajo donte të qëndronte larg, ndërsa fëmijët e saj ishin ende të rinj.

Sidoqoftë, kjo nuk i ka ndaluar fotografitë e saj që të dalin në internet, duke u bërë një person i përfolur në shtyp.

Gruaja 'fytyrë mace' pranoi se pozat e saj artistike dallojnë nga ato në përditshmëri, dhe kur shesh veten teksa realizon fotografi profesionale, në fund të rezultatit ajo pyet veten: "Kush është kjo?"

q2 9

Kjo nuk do të thotë se ajo nuk e njeh veten, sepse ajo bëri shumë punë për të arritur këtë pamje. Në të vërtetë, Wildenstein këmbënguli se imazhi i saj si një operacion plastik i fiksuar nuk është i vërtetë dhe është në fakt një histori e rreme e propaganduar nga ish-burri i saj.

E lindur në Zvicër, Wildenstein tani jeton në Amerikë, por ka kaluar shumë nga jeta e saj në Afrikë.

Ajo ishte e martuar me tregtarin e arteve miliardere franceze, Alec Wildenstein, për 20 vjet përpara se të dy të divorcoheshin në vitet '90, kur Wildenstein u bë e njohur për publikun.

72-vjeçarja ka treguar se ka pasur një pamje 'fytyrë mace' që kur ishte një adoleshente.

q7 5

"Ajo gjithmonë dukej si një mace, me sytë e saj si mace", thotë burri i saj aktual, dizajneri i modës, 50-vjeçari Lloyd Klein. Jocelyn tha se sytë e nënës së saj ishin gjithashtu si mace.

Megjithatë, publiku, siç tregon ajo, e sheh ndryshe.

"Ka keqkuptime kur nuk ke një marrëdhënie të ngushtë me njerëzit dhe ata të gjykojnë nga larg", thotë ajo.

q6 6

"Problemi në qytet është se ne vazhdimisht ndryshojmë nga një subjekt në tjetrin, dhe kjo ndërpret lidhjen. Është gjithçka e ndarë në trurin tuaj, dhe nuk është e njëjtë. Kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj për një kohë të gjatë në natyrë, dhe vazhdoj të qëndroj, këtë e tregon edhe mosha ime".

Një mik i afërt me Jocelyn, i tha "Vanity Fair" në vitin 1998 se ajo ka kryer operacione të shumta plastike.

"Ajo ishte e çmendur," tha vetë Alec, sipas revistës. "Ajo po mendonte se mund ta rregullonte fytyrën si mobilje. Lëkura nuk funksionon në këtë mënyrë. Por ajo nuk dëgjoi", ishte shprehur ai. /Telegrafi/

a4 6