Raundi i ri i dialogut në Bruksel të martën solli pajtim për Deklaratën për të pagjeturit nga Kosova e Serbia.
Por, dy udhëheqësit e këtyre negociatave, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi deklaruan se nuk ka pajtim sa i përket çështjes së draft- statutit të prezantuar nga Ekipi menaxhues i cili ekip udhëhiqej nga një deputete e partisë se Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë.
Në fakt ishte Kosova ajo që nuk e ka pranuar këtë draft-statut.
Kryeministri Kurti ka thënë se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srpska” në Kosovë.
“Ky draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve jo-shumicë, pakicave”, tha Kurti të martën në mbrëmje transmeton Telegrafi.
Çka është modeli kroat që ka prezantuar Kurti, nga i cili thotë se është inspiruar?
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në konferencën me gazetarë në Bruksel tha se në propozimin e tij që përmban 11 pika është inspiruar nga modeli ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë për normalizim marrëdhëniesh.
“Draft-vizioni që propozova unë mund të them që është inspiruar prej një marrëveshje që ka bërë Serbia tashmë për normalizim. Është marrëveshja e Serbisë me Kroacinë për normalizim. Serbia e Kroacia kanë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku parashihen edhe të drejtat, dispozita mbrojtëse për pakicën kombëtare serbe në Kroaci” ka thënë Kurti shkruan Telegrafi.
Ndryshe, ky model tashmë ekziston në Kroaci dhe sipas faqes zyrtare i ka këto specifika, të cilat i sjellë Telegrafi.
Këshilli Kombëtar Serb (KNS), është organ politik, këshillues dhe koordinues i zgjedhur në mënyrë demokratike që vepron si vetëqeverisje e serbëve në Republikën e Kroacisë lidhur me çështjet e të drejtave të tyre njerëzore, civile dhe kombëtare, si dhe çështjet e identitetit, pjesëmarrjes dhe integrimit të tyre në shoqërinë kroate.
Këshilli Kombëtar Serb është themeluar në bazë të Marrëveshjes së Erdutit dhe letrës së Qeverisë së Republikës së Kroacisë për përfundimin e ri-integrimit paqësor të zonave nën pushtetin kalimtar të cilat garantojnë vetëqeverisjen e pakicave lokale për serbët, shkruan Telegrafi.
Pas miratimit të Aktit Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare në vitin 2002, u ndryshua edhe struktura organizative e këshillave të pakicave etnike. Anëtarët e këshillave zgjidhen me votim të fshehtë, në zgjedhjet e organizuara nga shteti (deri më tani janë mbajtur katër raunde – në vitin 2003, 2007, 2011 dhe 2015) në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale, ku popullsia serbe e kalon pragun prej 1, 5 për qind. Në nivel komunal, këshilli zgjidhet nëse atje jetojnë së paku 200 anëtarë të komunitetit serb. Në nivel qarku ky numër arrin në 500. Në rastin kur janë të paktën 100 anëtarë, zgjidhet një përfaqësues i këshillit. Rrjeti i SNC përbëhet nga 144 këshilla me gjithsej 1744 këshilltarë, thuhet në statutin e saj.
Në anën tjetër kryeministri, Albin Kurti thotë që kjo ka qenë inspirim për propozimin e tij ngase Kroacia dhe Kosova kanë të njëjtën histori nga e kaluara në ish Jugosllavi.
Mediat në Kroaci gjithashtu i kanë cituar këto deklarata të Kurtit duke përmendur modelin kroat.
Media nga Zagrebi, index.hr shkruan se Kurti ofruar modelin kroat për të drejtat e pakicave.
Gjithashtu Televizioni N1 në Kroaci ka shkruar se Kurti propozon një model kroat për mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë.
Në anën tjetër, drafti i propozuar nga ekipi menaxhues i deritashëm është i ngjashëm me statutin e Vojvodinës.
Kjo nga zyra e Presidencës është vlerësuar si i papranueshëm për institucionet e Kosovës.
“Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me synim të anulimit të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Blerim Vela.
16 modelet e Lajçak-ut për Asociacionin
Edhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë kohë më parë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
Ai deklaruar se Asociacionin, Kosova duhet ta sheh si obligim dhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë, e jo si kërcenim apo dënim.
Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve, ndërsa ka thënë se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.
“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se s’duhet të ketë frikë. Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane”.
“…kemi shikuar modele ekzistuese dhe mund t’iu them që këtu në tavolinën time kam 16 modele evropiane, por nuk mund t’i listoj ato. Nuk dua të tregohem se po bëj favor për një palë apo tjetrën”, është shprehur Lajçak.
Por, se cili model do të jetë në fund e që do të zbatohet mbetet të shihet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme