LAJMI I FUNDIT:

Jeto më gjatë dhe më mirë

Jeto më gjatë dhe më mirë

Në kohën në të cilën jetojmë, është shumë vështirë që të kthehet mënyra natyrore e të ushqyerit. Tash janë në modë meshkujt dhe femrat të cilët lënë përshtypje të këndshme në rrethin ku jetojnë: femrat e holla, meshkujt muskulor, që lëvizin lirë, të shëndetshëm, me dhëmbë të bardhë dhe me buzëqeshje tërheqëse...

Thënia të cilën e mban titulli, “Jeto më gjatë dhe më mirë”, nuk është diçka e re e as trend, por është një realitet i cili gradualisht po e pushton botën. Të jesh në formë të mirë dhe ta përmirësosh gjendjen e organizmit, është diçka pozitive dhe reale, e cila mund të arrihet me pak vullnet.

Mirëpo çështja thelbësore e krejt kësaj është ushqimi. Duhet ditur çfarë është e shëndetshme dhe t’i jepet përparësi, ndërsa në anën tjetër duhet ditur çka është më pak e shëndetshme dhe të zvogëlohet përdorimi.

Nëse enët e gjakut kanë qarkullim të dobët, kjo do të thotë se organizmi mbetet më pak i ushqyer dhe më i toksikuar, nga kjo pason plakja e qelizave. Gjë që le të kuptohet se organizmi i njeriut është i plakur aq sa i ka të plakura enët e gjakut.

Në thelb, të gjitha sëmundjet mbështeten në ushqyerjen jo të mirë. Përdorimi i tepërt i ushqimit të përpunuar, përdorimi i ushqimit artificial kundrejt atij natyror, dhe përdorimi i tepruar i kripës, sheqerit, mishit dhe yndyrës shtazore, e kanë larguar njeriun nga natyra dhe kanë qenë bazë e paraqitjes së epidemive të mëdha të sëmundjeve bashkëkohore.