Ish-lojtari, Berat Hyseni ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ai ka rrëfyer shuam gjëra rreth karrierës së tij, duke zbuluar edhe habinë që kishte me transferimin në Shqipëri.


“Ishte Skifter Presheva dhe më thanë se duan të të provojnë. Ishte Astrit Hafizi, trajner i Tiranës kur kam shkuar”, deklaroi Hyseni.

“Kisha një lojë kontrolluese 45 minuta. Më pyeti Hafizi se çfarë luajë, unë i thash që sulmues dhe ai më futi me shumë bindje në 4-4-2, si mesfushor defanziv”.

“Unë atë pozitë tashmë e kisha luajtur te Luan Prekazi, te disa grupmosha...”, vazhdon rrëfimin e tij ish-lojtari i shumë kubeve shqiptare.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app