Ish-lojtari i Manchester United, Jesse Lingard, ka shpjeguar më në fund arsyen pse ai ka pauzuar nga futbolli, por ka shpjeguar se po i pëlqen aventura tek ekipi i tij i ri.
Lingard erdhi përmes akademisë tek Unitedi dhe ishe cilësuar si një talent i madh i cili kishte shfaqur shenja mjaft premtuese gjatë fillimeve të tij të para të karrierës.
31-vjeçari ka disa kujtime të bukura nga koha e tij në Angli, veçanërisht kur fitoi FA Cup me golin e tij ndaj Crystal Palace në 2016.
Sidoqoftë, një numër lëndimesh dhe forma e dobët bëri që ai të mos e përmbush potencialin e tij të plotë me ‘Djajtë e Kuq’.
Lingard u largua eventualisht nga Unitedi në fund të sezonit 2022/2023, por nuk nënshkroi për ndonjë klub deri në shkurt të vitit 2024 ku më pas u bë pjesë e ekipit korean FC Seoul.
Arsyet për këtë pauzë të tij ishin më shumë si një mister, por ai më në fund ka shpjeguar arsyen prapa këtij veprimi.
“Mund ta shpjegoj se si arrita këtu dhe ndoshta kjo do t’i ndihmojë lojtarët e tjerë që të ballafaqohen me grindjet private”.
“I vetmi shërim ishte pushimi (për lëndimin) por, në verë, kur mbeta pa kontratë, gjyshja ime u sëmur. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme – Pamela Lingard dhe ajo dhe gjyshi im më edukuan”.
“Për një kohë të gjatë të fëmijërisë sime nëna ime ka vuajtur nga depresioni. Pra, kjo është ajo që bëra. Kalova sa më shumë kohë që munda me ta dhe në nëntor, kur gjyshja ime vdiq, gjyshi e pati shumë të vështirë”, përfundoi anglezi./Telegrafi/