Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë se presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk duhet t’i lejohet të arrijë marrëveshjen për “demarkacionin” e kufirit me Kosovën, që do të thoshte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, heqje dorë në mënyrë të pakthyeshme nga njëra prej shtyllave të identitetit kombëtar të Serbisë, si dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe” brenda një periudhe prej më së shumti 10 vjetësh.
“Miti i Kosovës dhe besëlidhja, përveç letrave tona dhe gjuhës, si dhe besimit ortodoks, janë ato që na bëjnë serbë. Kurse Vuçiqi po përgatitet që të na privojë përgjithmonë nga kjo. Kjo është kundër ligjit, Kushtetutës dhe standardeve etike dhe morale që na i lanë etërit tanë. Askush nuk e ka bërë këtë, që kur ekziston shteti serb”, ka thënë Jeremiq në bisedë me qytetarë dhe anëtarë të partisë së tij në Pasjan afër Gjilanit në Kosovë.
Siç thuhet në njoftimin e Partisë Popullore të Serbisë të cilin e përcjellin mediat serbe, Jeremiq ka thënë se pa nënshkrimin e Serbisë, Kosova nuk mund të fitojë pavarësinë, dhe se “regjimi ‘progresiv’ në krye me Vuçiqin është i gatshëm ta nënshkruajë një marrëveshje të tillë, në mënyrë që të vazhdojë pushtetin e tij me plaçkitje të përmasave të mëdha, me dhunë dhe lidhjen me krimin e organizuar”.
“Është gabim të mendohet se më lehtë do ta shkarkojmë dhe se ndërkombëtarët do ta lëshojnë teposhtë nëse e njeh Kosovën. Përkundrazi, në këtë rast, nga të huajt do të marrë leje të bëjë çfarë të dojë në Serbi, të paktën edhe tri – katër vjet, nderisa të mos ‘flejë’pluhuri që ka të bëjë me njohjen. Ai mund të bjerë nga pushteti vetëm për çështjen e Kosovës, sepse kjo është e vetmja çështje për të cilën është e interesuar bashkësia ndërkombëtare, e cila në këtë moment edhe po ia mban anën”, tha Jeremiq, përcjell Telegrafi.
Ish shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, i cili gjithashtu ishte president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, paralajmëroi se një Kosovë e pavarur do të thoshte krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, më së largu për 10 vjet, për shkak se Shqipërinë dhe Kosovën, si anëtare me të drejta të plota në OKB, asnjë akt i së drejtës ndërkombëtare, as veto në OKB nuk do të mund t’i pengojë të bashkohen.
Jeremiq theksoi se Partia Popullore kundërshton çdo marrëveshje që do të nënkuptonte ndryshim të kufijve të Serbisë.
“Partia Popullore është kundër çdo konflikt në Kosovë, pra edhe atij të ngrirë, por para çfarëdo diskutimi lidhur me statusin ligjor ndërkombëtar, është e nevojshme një marrëveshje për normalizimin e kushteve të jetesës në Kosovë “, tha Jeremiq.
Në takim me Jeremiqin, qytetarët thanë se “janë kundër demarkacionit dhe se serbët gjithnjë e më shumë, pavarësisht nga bllokada e plotë e medias dhe propagandës së regjimit, po e kuptojë se ai kjo në fakt do të thotë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, dhe vunë në dukje se nuk duan të jetojnë në një vend kapitali i së cilës do të jetë Tirana”.
Jeremiq tha se në Kosovë nuk ka ardhur të premtojë të pamundurën dhe të mbledhë poenë politikë me një populizëm të lirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi