Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, tha se zgjidhja për Kosovën duhet të kërkohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 dhe se zgjidhjet e tjera, siç është ndarja e territorit, janë krejtësisht të papërgjegjshme.
“Kush merr vesh diçka nga diplomacia, nuk do të duhej të shprehet ndryshe. Për fat të keq, disa nga njerëzit kyç në udhëheqjen tonë shtetërore nuk po sillen ashtu”, tha Jeremiq, për gazetën serbe “Blic”.
I pyetur nëse “konflikti i ngrirë”, sipas tij paraqet zgjidhje dhe nëse kjo është një alternativë e marrëveshjes, Jeremiq tha se nuk ka kurrfarë konflikti të ngrirë, siç po përpiqet pushteti ta paraqes për të frikësuar njerëzit, përcjell Telegrafi.
“Nuk është e vërtetë se është i domosdoshëm anëtarësimi i Kosovës në OKB që të normalizohet jeta, qoftë në Kosovë apo në rajon”, tha ai dhe shtoi se nuk sheh se pse duhet nënkuptohet një konflikt si alternativë për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Jeremiq tha se para statusit përfundimtar të Kosovës duhet të negociohet për shumë gjëra të tjera që janë me interes vital për Serbinë, siç është çështja e pronës shtetërore dhe private, pastaj garancitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe.
Ai tha se nuk do të ketë më mundësi për të negociuar këto çështje të rëndësishme, nëse Beogradi vendos nënshkrim për anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Jeremiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-përfaqësuesi i Serbisë në OKB, tha se “tërheqjet e njohjeve të pavarësisë së Kosovës janë krejtësisht e parëndësishme, nëse Kosova me nënshkrimin e Serbisë të bëhet anëtare e OKB-së, sepse me këtë në mënyrë të pakthyeshme rrumbullakëson subjektivitetin e saj juridik ndërkombëtar”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi