Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj të mrekullueshme gjatë një seti fotografish në Instagram, ku shfaqej me një fustan të ngushtë dhe pa sytjena.

Fustani i zi pa shpinë i markës Mônot e theksonte trupin e saj të përkryer, duke zbuluar një dekolte të theksuar.


Ajo e përfundoi dukjen me një çantë luksoze Tyler Ellis dhe taka të larta, duke mbajtur vathë diamanti dhe duke stiluar flokët në kaçurrela, shkruan DailyMail.

92949431 14172921 Jennifer Lopez 55 set pulses racing as she showed off her incred a 7 1733733150326

Pasi ka postuar fotografitë, Jennifer shpërndau edhe një mesazh për ndjekësit, duke shkruar: "Pjesa ime e preferuar rreth daljes është të kthehem në shtëpi për meze të lehtë të mesnatës”.

Edhe pse është e njohur për trupin e saj të shkëlqyer, ajo vazhdon të shprehë vetëbesimin dhe t’i inkurajojë të tjerët që të besojnë në veten e tyre.

92949439 14172921 image a 8 1733733152049

Në të njëjtën kohë, Ben Affleck ka kaluar kohë me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.

Ata kanë vendosur të kalojnë Krishtlindjet bashkë me fëmijët e tyre.

Lopez vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente të jetës së saj personale dhe profesionale me miliona ndjekës. /Telegrafi/

92949857 14172921 Jennifer s gown fitted like a glove and she teamed it with a mat a 10 1733733260898

92949853 14172921 After attending a swanky bash Jennifer then returned home and sh m 28 1733733560496

92949859 14172921 Forgoing a necklace and letting the outfit speak for itself she  a 2 1733753829074