Jennifer Lopez sfidon moshën, shkëlqen në skenën e Madridit me një paraqitje atraktive

Jennifer Lopez po përjeton një rikthim të fuqishëm në skenë, duke treguar se mosha është thjesht një numër.
Gjatë natës së gjashtë të turneut të saj Up All Night në Spanjë, këngëtarja 55-vjeçare elektrizoi skenën në Madrid me një kostum të hollë të stolisur me kristale, duke theksuar format e saj të tonifikuara dhe energjinë e pashtershme.
Me çizme të gjata që shkëlqenin deri në kofshë dhe geta rrjetë, J.Lo dhuroi një performancë plot jetë dhe stil, duke ndezur atmosferën mes duartrokitjeve të publikut, shkruan DailyMail.
Veshja e saj vezulluese, e cila i ekspozonte linjat trupore, e shoqëroi gjatë gjithë natës ndërsa këndonte dhe kërcej në skenën madrilene.
Turneu Up All Night shënon rikthimin e parë të Lopez në skenë pas gjashtë vitesh, që nga It’s My Party Tour në vitin 2019.
Filluar më 8 korrik në Pontevedra, ai do të zgjasë deri më 12 gusht, kur do të përfundojë në Sardenjë të Italisë.
Pas përfundimit të pjesës evropiane, J.Lo do të zhvendoset në Las Vegas për një mini-rezidencë në Caesars Palace në fund të dhjetorit.
Performanca vjen në një periudhë personale të ndjeshme për artisten, e cila muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për raportin e saj me Ben Affleck.
Në një event privat të mbajtur në Los Angeles, ku prezantoi këngë të reja për një grup të vogël fansash, Lopez aludoi për përjetimet e saj personale përmes baladës Wreckage Of You, ku theksoi forcën që ka gjetur “mes rrënojave”.
Pas anulimit të turneut të saj të mëparshëm për të kaluar më shumë kohë me familjen, rikthimi në skenë duket si një kapitull i ri për Jennifer Lopez – më e vendosur se kurrë për të ndriçuar. /Telegrafi/























































