LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez duket fenomenale në moshën 51 vjeçare, cilat janë sekretet e saj të bukurisë?

Jennifer Lopez duket fenomenale në moshën 51 vjeçare, cilat janë sekretet e saj të bukurisë?
Jennifer Lopez (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Nëse ka një rast ku personi duket se vetëm po shkon mbrapa për sa i përket numrave të moshës, Jennifer Lopez është ai rast.

Me lëkurën e saj që shkëlqen dhe fizikun e saj të jashtëzakonshëm, në moshën 51 vjeçare, ajo duket absolutisht fenomenale.


Pas paraqitjes së saj në filmin ‘Hustlers’ vitin e kaluar, si dhe asaj paraqitje në pistën e Versace, ne kemi qenë duke menduar se çfarë bën për të qenë kaq në formë.

Këto janë disa nga rutinat që ajo ndjek gjithmonë:

Ushtrime të rregullta

Fitnesi ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e stilit të jetës së Jennifer dhe ajo ka pranuar të punojë sa më shumë gjatë javës. Duke shpjeguar regjimin e saj të stërvitjes për Hollywood Life, ajo tha: “Nuk më pëlqen të ushtroj vonë; është më e vështirë të stërvitem kur ta kaloj pjesën më të madhe të ditës time tashmë. Stërvitem tre ose katër herë në javë. Kur jam në New York, bashkëpunoj me David Kirsch – ai është një trajner i mahnitshëm. Kur jam në LA, unë punoj me Tracy Anderson. Më pëlqen ekuilibri që ata të dy më japin. Ata kanë dy qasje krejtësisht të ndryshme. Më pëlqen të ndryshoj me trupin tim”.

Jennifer Lopez në vitin 1999 (Foto: Scott Gries/ImageDirect/Guliver)

Shmangja e kafeinës, alkoolit dhe cigareve

Të gjithë e dimë se cigarja, kafeja dhe alkooli nuk janë saktësisht të mira për ne, por nuk mund të jetojmë pa kafen tonë të mëngjesit dhe gotën tonë të verës së kuqe natën. Sidoqoftë, Jennifer ka larguar plotësisht tre veset nga regjimi i saj, duke i thënë revistës: “Unë nuk pi alkool, duhan ose kafeinë. Kjo me të vërtetë shkatërron lëkurën tuaj ndërsa plakeni”.

Jennifer Lopez (Foto: Ethan Miller/Getty Images for ABA/Guliver)

Rutina e saj e bukurisë

Atëherë, cili është sekreti i pamjes së saj rinore? Jennifer ka folur më parë për dëshirën e saj për acid glikolik, i cili ka aftësinë të depërtojë thellë në lëkurë dhe të heqë lëkurën e vdekur dhe ta lërë atë të freskët, të ndritshme dhe të barabartë. Ajo betohet gjithashtu në kremrat kundër diellit, të përditshëm, duke i thënë InStyle: “Unë jam një besimtare e vendosur e kremrave kundër diellit. Mundohem të mos qëndroj jashtë në diell shumë gjatë”. /Telegrafi/

(Foto: boots.com/Twitter)