Jennifer Lopez dukej mahnitëse teksa doli për shëtitje në New York të premten.

Këngëtarja, 54 vjeçare u shfaq me një ansambël elegant, xhaketë dhe një palë pantallona të tejdukshme të zbukuruara me pupla dhe temina.


Për të kompletuar dukjen atraktive, ylli i “Hustlers” veshi një palë taka me platformë.

75232589 12498079 Glamorous Jennifer Lopez looked stunning as she stepped out in N a 11 1694215798309 Foto: Backgrid

Aktorja e “Shotgun Wedding” - e cila shkëlqeu me xhaketë kamoshi dhe çizme prej lëkure gjarpri në shfaqjen e “Coach” gjatë javës së modës në Neë York - mbante gjithashtu një çantë lëkure ngjyrë kafe.

JLo kishte zgjedhur një palë syze për t’i mbrojtur sytë nga dielli dhe flokët i kishte të lëshuara në formë të valëzuar.

75232583 12498079 Bright and radiant During the hot and humid day she sported a pa a 12 1694215798448 Foto: Backgrid

Për aksesorë, ylli i “Maid in Manhattan” mbante një gjerdan si dhe unaza diamanti.

Një ditë më parë, ikona e muzikës pop mori pjesë në shfaqjen e “Coach” gjatë NYFW.

75232585 12498079 Tall heels Teamed with the floor sweeping pants she donned a pai a 13 1694215798518 Foto: Backgrid

Që nga viti 2019, këngëtarja ka qenë një ambasadore globale për markën luksoze dhe madje së fundmi ka drejtuar fushatën e tyre Pranverë/Verë 2023.

Ajo ishte gjithashtu fytyra e fushatës së tyre të fundit speciale për ‘Ditën e Nënës’.

Në atë kohë, Lopez zëvendësoi ambasadoren e vjetër të markës Selena Gomez pas kontratës trevjeçare të ish-aktores së Disney Channel. /Telegrafi/