Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tregojnë përkushtimin e tyre në romancë, teksa realizojnë tatuazhe të njëjta për Ditën e të Dashuruarve

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck - të cilët u martuan në gusht të vitit 2022 - festuan Shën Valentinin e parë si çift i martuar, gjersa bënë edhe tatuazhe të njëjta.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit dashuria ime”, ka shkruar aktorja, 53-vjeçe krahas disa imazheve që ka ndarë në Instagram.
Në imazhin e parë, JLo tregoi tatuazhin e saj të ri me shenjën e pafundësisë, duke theksuar një shigjetë që godet në mes.

Simboli - i cili ndodhej në anën e majtë të kraharorit- shkruante ‘Jennifer’ në njërin skaj dhe ‘Ben’ në anën tjetër.

Në mënyrë të ngjashme, aktori i “Argo” bëri dy shigjeta pikërisht poshtë sqetullës së tij me një ‘J’ dhe një ‘B’.

Lopez, 53-vjeçe, hodhi një sërë fotosh të tjera nga momentet me bashkëshortin, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
E njëjta gjithashtu postoi dy fotografi të realizuara në vitet 2000.

Ylli i “Hustlers” dhe Ben kujtojmë që u martuan në vitin që lamë pas në një ceremoni madhështore në Georgia. /Telegrafi/
























































