LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lawrence duket e mahnitshme në premierën e filmit “Don’T Look Up”, tregon barkun e rrumbullakosur teksa pret të bëhet nënë për herë të parë

Jennifer Lawrence duket  e mahnitshme në premierën e filmit “Don’T Look Up”, tregon barkun e rrumbullakosur teksa pret të bëhet nënë për herë të parë

Jennifer Lawrence ka mahnitur me paraqitjen e fundit, kur parakaloi në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj “Don’t Look Up”.

Nëna e ardhshme, tregoi barkun e rrumbullakosur me një fustan të gjatë ngjyrë ari në premierën e mbushur me yje në New York, të dielën.

Aktorja, e cila gjithashtu pozoi me aktorin Leonardo DiCaprio në këtë event, kaloi në tapetin e kuq me një fustan nga Dior, të kompletuar me mëngë pelerine gjysmë të tejdukshme. Ajo e aksesoi pamjen e saj mahnitës me bizhuteritë “Tiffany & Co” dhe la flokët e saj të tërhequr prapa.


Foto: FilmMagic

Në një kopertinë për numrin e dhjetorit të “Vanity Fair”, Laërence foli për fëmijën e saj dhe për kufijtë që ajo po vendos si nënë.

Fituesja e “Oscar”, e cila aktualisht është  në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney, tha se ndërsa është “mirënjohëse dhe e emocionuar” për t’u bërë nënë, ajo dëshiron ta mbajë fëmijën e saj larg vëmendjes, shkruan People.

Foto: FilmMagic

“Nëse unë do të isha në një darkë dhe dikush do të thoshte: “Oh, zot, ti po pret një fëmijë”, nuk do të thosha, “Zot, nuk mund të flas për këtë. Largohu nga unë. , ti psikopat!’ Por çdo instinkt në trupin tim dëshiron të mbrojë privatësinë e tyre, aq sa mundem unë”, shpjegoi ajo.

Përfaqësuesi i aktores  konfirmoi për People në shtator se Laërence dhe Maroney janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Një burim i afërt me aktoren i  tha më parë se ajo po “pret me padurim” të bëhet nënë. /Telegraf/

Foto: Getty

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Nicole Scherzinger shfaqet mahnitëse në bikini gjatë pushimeve në Hawaii

Nicole Scherzinger shfaqet mahnitëse në bikini gjatë pushimeve në Hawaii

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Kalo në kategori