LAJMI I FUNDIT:

“Jemi të varfër dhe duam vëmendje”, 92 mijë të moshuar në Shqipëri të vetmuar

“Jemi të varfër dhe duam vëmendje”, 92 mijë të moshuar në Shqipëri të vetmuar

Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve, pensionistët apelojnë t’u falet kohë dhe vëmendje.

Të plakesh bukur dhe me dinjitet sot është sfida me e madhe e çdo kombi, por në Shqipëri ky duket mision i pamundur për pjesën më të madhe të të moshuarve.

Shoqatat e pensionistëve referojnë si problem të parë varfërinë, ndërkohë që raportet e ekspertëve të geriatrisë tregojnë se 92 mijë të moshuar në vendin tonë janë të vetmuar.


“Problemi i parë është varfëria. 65% e tëmoshuarve marrin pension minimal, që varion nga 8 mijë deri në 25 mijë lekë. Ata kanë nevojë për financime për të dalë nga mbijetesa. Tëmoshuarit kanë nevojë për t’i shoqërizuar, për t’i afruar me njëri-tjetrin. Sot kemi 92 mijë të moshuar të vetmuar të cilët edhe po të kenë para, nuk kanë një njeri për t’u blerë ilaçet. 8% e tyre nuk takojnë asnjë njeri gjatë një jave,” thotë Faik Xhani nga shoqata “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”.

Sipas matjeve, 1 në 3 të moshuar apo rreth 100 mijë të moshuar kanë nevojë për kujdestar disa orë në ditë, por një përqindje jo e vogël duan patjetër shërbime afatgjata.

“5% e 670 mijë pensionistëve në vendin tonë janë me regjim shtrati, që kanë nevojë për përkujdesje,” shton z. Xhani.

INSTAT tregon me shifra se Shqipëria po plaket për shkak të lindjeve të pakta dhe emigrimit të moshës aktive për punë, ndaj kërkohen edhe ndërhyrje emergjente./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori