Ballafaqimi me viktimat e traumës është thelbësor për punën e mjekëve në një spital fushor në Rafah, në Gazën jugore, të ngritur nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Por në këtë mision të quajtur “Operacioni Gallant Knight 3”, ata po shohin gjithashtu pasojat e kolapsit të sistemeve shëndetësore lokale dhe kushtet e varfra – dhe spitalet e mbushura me njerëz që po çojnë në sëmundje infektive dhe probleme të tjera që po përfshijnë komunitetet.
“Dikush erdhi me një lëndim në kokë dhe me krimba që i dilnin nga plaga”, ka thënë drejtori mjekësor i spitalit, Dr. Abdallah Al-Naqbi, përcjell Telegrafi.
“Ne nuk mund të shpjegojmë se çfarë lloj mjedisi ata ishin të ekspozuar, dhe nga ana mjekësore nuk mund të shpjegoj se sa e ndyrë ishte ajo situatë. Edhe kirurgu ynë u trondit”, ka shtuar ai.
Brenda spitalit është pothuajse qetë, me staf të organizuar që kujdeset me efikasitet për pacientët e tyre, në reparte të përgjithshme, reparte të terapisë intensive dhe salla operacioni.
Por lufta është gjithmonë e pranishme.
Siç vë në pah CNN, brenda 15 minutave nga mbërritja e ekipit të mediumit, pati një goditje të fortë të një sulmi ajror aty pranë.
Dhe mjekët as që “shqetësoheshin”.
“Kjo është jeta reale”, ka rrëfyer Al-Naqbi, duke shtuar se ata dëgjojnë të paktën 20 goditje sulmi në ditë. “Mendoj se jemi mësuar me të tilla”.
Së shpejti, një burrë dhe një djalë 13-vjeçar, të dy me gjymtyrë të humbura për shkak të bombardimit, futen në spital me karroca.
Shënimet e dorëzuara nga mjekët janë lyer me gjak, përcjell Telegrafi.
Ekipet punuan me shpejtësi për të zëvendësuar fashat që po përdoreshin si lidhëse të improvizuara.
“Asnjë pacient i vetëm nuk erdhi tek unë me një lidhëse të duhur”, tha Al-Naqbi, duke shpjeguar se ndalimi i duhur i humbjes së gjakut ishte kritik për shpëtimin e jetëve.
Ushtria izraelite thotë se që nga 7 tetori, ajo ka goditur më shumë se 22,000 objektiva në Gaza – duke tejkaluar çdo gjë që shihet në luftën moderne për sa i përket intensitetit dhe egërsisë.
Edhe pse shumë vende kërkuan një armëpushim, një paciente e re në spitalin fushor të Emirateve pyeti me hidhërim nëse dikush ishte vërtet i shqetësuar mjaftueshëm.
Lama Ali Hassan Alloush dhe familja e saj ndoqën urdhrat për të lënë Gazën veriore dhe për të kërkuar strehim në jug.
Por më pas streha e tyre u godit.
Tani, ajo është në spital, këmba e djathtë e saj është amputuar.
“Bota nuk po na dëgjon”, thotë ajo. “Askush nuk kujdeset për ne, ne kemi mbi 60 ditë që vdesim, po vdesim nga bombardimet dhe askush nuk bëri asgjë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri