LAJMI I FUNDIT:

Jemi kthyer në fis, atje ku ishim

Jemi kthyer në fis, atje ku ishim

Imagjinoni sot të përdoren fjalë që nuk kanë asnjë kuptim pas tridhjetë vitesh gjoja demokraci: votim i lirë; shanse të barabarta për qytetarët; qQytetar i mirëinformuar dhe i formuar; mirëqenie; konkurrim idesh; media të lira dhe të pavarura; zhvillim teknologjik; kulturë kombëtare; demokraci lokale; dapje kulturore me Perëndimin; treg i lirë …

Të gjitha këto fjalë janë kthyer në forma bosh, pa përmbajtje. Ato që tridhjetë vjet më parë konsideroheshin si ëndrra nga brezi i kohës. Tani nuk flitet fare për qytetarë, por vendin e kanë zënë pjesëtarët në mitingje ulur në karrige plastmasti.

Gazetarit të pavarur i thërrasin kadri.


Opozita quhet “tufë qorrash” dhe budallenjsh!

Profesorët janë bandë kopjacësh që meritojnë veting

Bujqit që kanë rendimente qesharake në prodhime quhen fermerë.

Burri dhe gruaja që rrinë pas banakut të ndonjë kioske quhen biznesmenë familjarë.

Ca vende urbane që ngjajnë si kampe përqendrimi për autovetura quhen parkingje.

Librat që shiten në përsheshe gjithë pluhur dhe me kopertina tejet të lodhura quhen kulturë.

Një megafon që transmeton gjithë ditën këngë të viteve 1970 quhet media publike.

Gjithë ditën dëgjon këngën “Margjelo”!

Ata që lenë atdheun duke ikur nga sytë këmbët quhen emigrantë ekonomikë të integruar në tregun e lirë.

Njeriu që bosi e vendos në një listë që ua paraqet votuesve të rrallë dhe që ngre e ul dorën sipas uljes dhe ngritjes të syve të shefit quhet deputet.

Ngritja e kullave quhet rritje ekonomike.

Dhënia e pasurive kombëtare privatëve quhet partneritet.

Letra pa asnjë vlerë në tregun e punës quhen diploma.

Ne kemi shkuar në fis!

Vendimmarrja ne kohën e diktaturës varej nga nja njëzet a tridhjetë veta. Nga sa veta varet sot?

Këmbë artisti i huaj nuk shkelte dot në Shqipëri në diktaturë? Sa artistë në vit vijnë nga jashtë në skenat tona sot?

Bëheshin ndoca dhjetëra filma me metrazh të gjatë shqiptarë. Sa filma shqiptarë, drama etj. prodhohen sot me markën shqiptare?

Në diktaturë punohej kot në jo pak raste, por edhe bëheshin vepra të mëdha. Sot rrihet kot.

Diktatura të përgjonte dhe të mbyllte gojën duke të kërcënuar me shkop, internim, vrasje. Sot administrata ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon.

Nuk kishte në diktaturë media të lira dhe pluralitet mediash dhe diversifikim opinionesh në media. Çfarë qëndrimi mban pushteti ndaj mediave sot?

Nuk jemi kthyer në fis?

Ku është tregu i lirë sot? Po njësoj si në kohët e vjetra ku pushteti e kontrollonte ekonominë.

Në fis!

Kthyer atje ku ishim! Fjalët ndryshojnë!

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori