LAJMI I FUNDIT:

Jeff Bezos, Bill Gates dhe pasanikët e tjerë amerikanë reagojnë ndaj fitores së Biden

Jeff Bezos, Bill Gates dhe pasanikët e tjerë amerikanë reagojnë ndaj fitores së Biden

CEO të teknologjisë dhe pasanikë të tjerë amerikanë përgëzuan Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris pas fitores së tyre në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të shtunën.

CEO i Amazon Jeff Bezos festoi fitoren e Biden dhe Harris në një postim në Instagram. Bezos tha se fitorja e tyre nënkupton se “uniteti, ndjeshmëria dhe mirësjellja nuk janë karakteristikat e një epoke të kaluar”, transmeton Telegrafi.

Bezos ka pasur një marrëdhënie jo të mirë me Presidentin Donald Trump gjatë gjithë presidencës së tij. Trump ka marrë në shënjestër vazhdimisht Bezos mbi pronësinë e tij mbi ‘The Washington Post’.


Themeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili ka qenë një kritik i zëshëm i përgjigjes së coronavirusit të Trump, tha se ai priste me padurim të “punonte me administratën e re dhe udhëheqësit në të dy palët në Kongres për të marrë nën kontroll pandeminë e furishme”.

COO në Facebook Sheryl Sandberg dhe Priscilla Chan, gruaja e CEO-s së Facebook Mark Zuckerberg dhe bashkëthemeluese e Iniciativës Chan Zuckerberg, të dyja uruan Harris për fitoren e saj historike, e cila e bën atë gruan e parë me ngjyrë dhe personin e parë me origjinë nga Azia Jugore që zgjidhet nënkryetare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kalo në kategori