Në nëntor të vitit 2018, Jeep do të vë në prodhim modelin Wrengler me ndryshime shumë të mëdha.

Toledo Blade e ka raportuar këtë risi, duke u bazuar në burime të afërta me kompaninë, megjithëse ende nuk është konfirmuar asgjë, transmeton Telegrafi.


Jeep Wrengler tërësisht i ri do te hyje ne prodhim pas dy vitesh foto 2

Por, lajmi po besohet, meqenëse ky medium kishte dhënë edhe lajme të ngjashme, që kanë dalë të jenë të vërteta.

E njëjta kishte raportuar për jeep Patriot dhe gjeneratën Compass, të cilat kanë hyrë në prodhim dhe janë lansuar në datat e pretenduara.

Jeep Wrengler tërësisht i ri do te hyje ne prodhim pas dy vitesh foto 3

Në këtë rast, nuk dihet se kur lansohet Wrengler, por tregohet se do të jetë tërësisht ndryshe nga modeli i tanishëm. /Telegrafi/