“Je njeri i madh”, ky është urimi i veçantë i menaxherit për Getoar Selimin (Foto)

Getoar Selimi ka festuar ditëlindjen e 35-të të martën.
Hip hop superylli shqiptar këtë ditë është siguruar ta kalojë me familjarë dhe miqtë e tij.
Ai gjendet në Tirabë është siguruar të jetë pranë miqve të tij, pas një mungese të gjatë jashtë vendit në pushime me Marinën.
Dhe, një urim shumë i veçantë atij i ka ardhur nga menaxheri i tij, Dekorim Sahiti.
Në një urim të veçantë në Instagram, ai ka publikuar imazhe nga dasma e tij e mbajtur së fundmi në Prishtinë, ku natyrisht se prezent ishte edhe Geti.
Ai e konsideron Geasyn njeri të madh dhe veten e konsideron me fat që ka pasur rastin të punojë me të.
Dekorim Sahiti është po ashtu bashkëpronar i Zone Club dhe menaxher i Babastars. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































