LAJMI I FUNDIT:

Jay Z nderohet në Clive Davis Gala para Grammyt, mori pjesë edhe Rita Ora (Foto/Video)

Jay Z nderohet në Clive Davis Gala para Grammyt, mori pjesë edhe Rita Ora (Foto/Video)

Në mbrëmjen para mbajtjes së ceremonisë më të madhe të ndarjes së çmimeve Grammy u mbajt edhe gala vjetore para ceremonisë.

Jay Z festoi në këtë gala çmimin “Grammy Salute” që i ndahet ikonës së industrisë.


Mbajtur në Sheraton New York Times Square, gala kishte prezent disa prej yjeve më të mëdha si Beyonce, Mariah Carey, Quincy Jones, Cardi B, Diddy, Cassie, John Legend, Chrissy Teigen, Sting, Jennifer Hudson, Rita Ora dhe shumë të tjerë.

Gjatë fjalimit të tij, Hov foli për bojkotimin e tij të ceremonisë Grammy në vitin 1999 pasi albumi i tij “Vol. 2 Hard Knock Life” ishte lënë jashtë nominimeve.

“Unë nuk u ktheva deri ën vitin 2004 kur një grua e bukur e re që e dua kaq shumë kishte një solo album, e bukura Miss Beyonce”, tha 21 herë fituesi i Grammyt i cii u nominua 74 herë në karrierë.

https://youtu.be/OaFzya9WsEY

“E kuptova… “njeri, arti është super subjektiv dhe të gjithë po bëjnë më të mirën dhe akademia, janë njerëz sikur en e votimet e tyre në gjërat mund të jenë subjektive””, theksoi Jay Z.

Ai shtoi se beson në Grammy përkunër dyshimeve në të kaluarën.

“Bob Marley dot ë jetë Bob Marley pavarësisht nëse është nominuar ose jo për Grammy. Tupac do të jetë Tupac, Biggie do të jetë Biggie”, theksoi Jay Z.

https://youtu.be/2HV2QYpnY7U

Ngjarja ishte e mbushur me shumë momente të veçanta, përfshirë një ovacion për Beyoncen pasi Clive Davis e quajti atë “zonja e parë e muzikës”.

Alicia Keys po ashtu performoi një dedikim për Jay Z në një piano, duke performuar disa kënga klasike të Hov, përfshirë bashkëpunimin “Empire State of Mind”.

Kjo mbrëmje ishte një nxehje para ceremonisë e cila u mbajt në Madison Square Garden dhe ku Jay Z nuk fitoi asnjë çmim përkundër faktit se ishte më i nominuar, me tetë nominime gjithsej. /Telegrafi/