LAJMI I FUNDIT:

Java vendimtare për të ardhmen e Brojës, planifikohet shitja e shqiptarit brenda pak ditësh

Java vendimtare për të ardhmen e Brojës, planifikohet shitja e shqiptarit brenda pak ditësh

Armando Broja nuk do të luaj këtë edicion me Chelsean pas rikthimit nga huazimi te Southampton.

Reprezentuesi i Shqipërisë u rikthye te Chelsea pas një huazimi shumë të suksesshëm te Southamptoni ku luajti sezonin e tij të parë në Ligën Premier.

20-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e ‘shenjtorëve’ ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi një asistim.


Megjithatë ai nuk ka të ardhme në Stamford Bridge dhe këtë e ka konfirmuar Thomas Tuchel duke mos e marrë me vete në fazën përgatitore.

E përditshmja angleze Daily Mail ka raportuar se Chelsea planifikon shitjen e Brojës dhe kjo javë është vendimtare për shqiptarin.

Plot katër skuadra nga elita e futbollit anglez Liga Premier kanë shprehur interesim dhe janë gati të bëjnë oferta zyrtare për sulmuesin.

Lampard e bën prioritet transferimin e Armando Brojës
Lexo po ashtu Lampard e bën prioritet transferimin e Armando Brojës

Newcastle United, Everton, Southampton dhe West Ham United janë katër klubet angleze që duan transferimin e shqiptarit.

Chelsea nga ana tjetër po pret ofertën më të mirë pasi dëshiron të fitojë mbi 30 milionë euro nga shitja e Brojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori